Harrojeni Oriola Marashin, zbulimi i OTR është një tjetër vajzë….

Showbiz

noizukankn

Prej kohësh kemi përmendur se Oriola Marashi është asi nën mëngë i grupit të njohur OTR. Si ajo, ashtu dhe Noizy , kanë deklaruar se po punojnë për të të bërë ”boom” në tregun muzikor. Gjatë kësaj periudhe, Oriola është angazhuar tejmase në studio, duke regjistruar demo të ndryshme.

Oriola Marashi

Por, ndërkohë që Oriola është në studio, një tjetër vajzë kthehet në “Mbretëreshën” e grupit. Madje, me një këngë të publikuar tashmë. Ajo quhet Naomi Lareine dhe është prurja më e rë në tregun muzikor. Naomi është gjithashtu e dashura e Noizyt, por ky detaj nuk e zbeh aspak faktin se bukuroshja vjen në treg me një zë tepër të veçantë dhe një rrymë të “pa-konsumuar” nga këngëtarët e tjerë.

A post shared by NOIZY (@zinizin) on