HANDE SORAL rrëfen eskperiencën e parë si nënë/ “Preferoj të kujdesem vetë dhe jo një kujdestare”

Showbiz

Hande Soral, aktorja bukuroshe e cila për publikun e Tring, kujtohet me personazhin e Zejnos në serialin “Lidhja e Gjakut” dhe bashkëshorti i saj, aktori İsmail Demirxhi kanë dhënë intervistën e parë si prindër. Çifti që ndajnë së bashku profesionin dhe jetën që prej vitit 2017, janë vendosur në objektivin e kameras ndërsa po largoheshin nga spitali dhe kanë treguar arsyen e vizitës së tyre aty. Ata dukeshin të lumtur dhe të mocionuar për këtë hap madhor në jetën e tyre dhe kanë treguar se ndodheshin në spital për vizitën e parë të foshnjës së tyre, të cilin e quajtën Ali. Soral, ka bërë të ditur se çdo ditë që kalon pranë të birit kupton se mëmësia është kaq e mrekullueshme, dhe një nga ato ndjenja për të cilën fjalët nuk mjaftojë për pëshkrim.

Aktorja kujtoi se gjatë lindjes, gjithçka kishte shkuar ashtu siç ajo dëshironte, dhe foshnja kishte lindur 52 cm i gjatë dhe peshonte 3 kilogramë 750 gram. Ajo u tregua e palëkundur kur tha se këtë ndjesi të bukur donte ta kishte gjithmonë para syve dhe vendimi i tyre ishte që djali i tyre të mos rritej me kujdestarë por me gjyshër. “Do të kujdesem vetë në shtëpi për gjashtë muaj dhe do ti vlerësoj projektet më pas. Kam punuar shumë edhe kur kam qenë shtatzënë, tani dua ta shijoj kohën që nuk kthehet më pas. Kur të kthehem në sheshxhirim Aliu do të jetë shoqëruesi im”, tregoi Soral. Çifti i aktorëve të famshëm, dukej se i kishin të qarta dhe të organizuara idetë për ta menaxhuar sa më mirë dhe pa mangësi prindërimin.