Hande Erҫel është në super formë këtë verë!

Showbiz

Hande Erçel është larguar për pushime me një grup vajzash në përfundim të projektit të saj “Sen Çal Kapımı”, në të cilin ka rol protagonist së bashku me të dashurin e saj Kerem Bürsin. Aktorja tërhoqi vëmëndjen e kamerave falë formave të saj trupore.

Aktorja e njohur protagoniste në serialin “Jetë” të transmetuar nga Tring vendosi të kalojë disa ditë pushimi me shoqet e saj për të ҫliruar lodhjen e sezonit të saj të fundit.

Duke u argëtuar me shoqet e saj Ercel mori shumë komplimenta për fizikun e saj super në formë.

Supozohet se këto pushime Hande do ti kalonte në shoqërinë e të dashurit të saj Kerem Bürsin, por si pasojë e angazhimeve dhe projekteve të shumta atij i është dashur të qëndrojë në Stamboll.