Aktorja e njohur së fundmi ka pësuar një zhgënjim në sferën profesionale. Seriali në të cilin ajo ishte protagoniste, ka ndërprerë trasmetimin për shkak të shikueshmërisë së ulët. Edhe pse fillimisht shikuesit ishin tejet entuziast për këtë serial, duket se gjatë rrugës interesimi i tyre ka rënë dhe seriali ka rezultuar një dështim i vërtetë. Pjesmarrja e aktorëve më në zë, nuk bëri dot të mundur të ky projekt të kishte “shkëlqimin” e premtuar.
Pa i dhënë një fund konkret historisë së trajtuar në serial, apo pa bërë një njoftim paraprak, televizioni i cili e trasmetonte thjesht nuk e shfaqi më në programet e tij. Gjithashtu, aktorët dhe producentët, janë shprehur se nuk do të vazhdojnë xhirimet. Ky lajm i ka mërzitur tejmase fansat e Handes, të cilët mezi e pritën rikthimin e saj në ekran. Ata kanë mbushur rrjetet sociale të aktores me komente ku shprehin zhgënjimin e tyre kundrejt saj dhe produksionit. Megjithatë, shpresojmë që projekte më të suksesshme do të vijnë në të ardhmen për aktoren e njohur.