Hande Erçel ka njoftuar se është në përfundim të xhirimeve për projektin e saj më të ri kinematografik. Pas suksesit që aktorja korri me serialet “Perla e zezë” dhe “Halka-Në kërkim të së vërtetës” transmetuar në ekranin e Tring.
Në serialet “Perla e zezë” dhe “Halka” Hande ka luajtur krah aktorëve Tolgahan Sayışman dhe Serkan Çayoglu, ndërsa tani është pikërisht aktori Bugra Gülsoy me të cilin do të shfaqet në ekran. Në pamje të parë duket një dyshe tepër interesante, por ata nuk kanë zbuluar asgjë në lidhje me tematikën e këtij filmi!