Hande Erçel mori pjesë në promovimin e një marke bizhuterish në Milano. Aktorja e njohur për publikun shqitar me portretizimin e dhjetra personazheve në seriale të suksesshme, ku ndër to kujtojmë atë të protagonistes së serialit “Perla e Zezë”, në të cilin ndau sheshxhirimin me aktorin Tolgahan Sajishman në rolet e Hazallit dhe Kenanit, ka magjepsur së fundmi të pranishmit me hijeshinë dhe elegancën e saj, veshur me fustanin ngjyrë bronxi me të çarën e thellë dhe dekoltenë e hapur.
Hande Erçel, e cila u bë e famshme me personazhin e Selin në serialin “Vajzat e Diellit” dhe më vonë tërhoqi vëmendjen në shumë projekte të tjera. Herë pas here aktorja është kritikuar për aktrimin e saj. Kohët e fundit gjithazshtu është komentuar shumë edhe romanca e saj me Hakan Sabancı. Çifti po shijon romancën dhe shpesh udhëton nga njëri vend në tjetrin duke kaluar shumë kohë bashku.