Aktorja e famshme e serialeve Hande Erçel , të cilën e sjellim ndërmend me shumë personazhe të dashura, si ai i Hajat në serialin “Jetë” apo personazhi i Selin në serialin e paharrueshëm “Vajzat e Diellit”, ditët e fundit është bërë imazhi i një marke të njohur bizhuterish. Aktorja është shprehur se së fundmi po ndihet shpesh në shënjestër të kritikave për aktrimin e saj dhe për këtë arsye ndihej e mërzitur nga finalizimi i hershëm i projekteve ku merrte pjesë. Pasi ka arritur suksesin dhe shkëlqimin në karrierën e saj si aktore si dhe ka njohur lumturinë në krahët e kolegut të saj, aktorit Kerem Bursin, ylli i serialeve tani ka hedhur një tjetër hap, këtë herë në fushën e reklamave. E cilësuar si një nga aktoret më të bukura, jo vetëm në vendin e saj por në mbarë botën e kinemasë, tani ajo po shfaqet para fansave, si imazhi i markave më në zë me famë botërore.