Një sonadazh i kryer nga revista ‘The Netizens Report’, shpalli “Gruan më e bukur dhe burrin më të pashëm në botë” për vitin 2024. Bukuroshet turke lanë gjurmët e tyre në këtë sondazh. Sıla Türkoğlu kryesoi këtë sondazh duke u emërtuar ‘gruaja më e bukur’ e vitit 2024, ndërsa Dilraba Dilmurat u rendit e dyta, pasuar nga aktorja Hande Erçel në vendin e tretë. Sıla Türkoğlu ka tërhoqur vazhdimisht vëmendjen si me bukurinë e saj ashtu edhe me aktrimin e suksesshëm.
Dilraba Dilmurat, e cila u rendit e dyta në listën e femrave më të bukura sipas këtij sondazhi tërhoqi vëmendjen kryesisht për faktin që edhe pse shumë persona e njohin si me origjinë turke, ajo në fakt ka lindur në Urumqi të Kinës. 32 vjeçarja Dilruba Dilmurat, numëron aktualisht 45 milionë ndjekës në Instagram.
Dhe nuk e njeh aktoren Hande Erçel dhe bukurinë për të cilën komentohet vazhdimisht! Sondazhi në fjalë e renditi atë të tretën dhe ndoshta mes jush ka nga ata që janë të habitur për vendin e saj. Hande Erçel, e cila u bë e famshme fillimisht me personazhin e Selin që ajo luajti në serialin “Vajzat e Diellit”, më vonë edhe me interpretimin e protagonistes në serialin “Perla e Zezë”, si edhe dhjetra role të tjera.
Nuk është për t’u habitur që Erçel, arriti sukses të madh në një kohë të shkurtër, pasi talenti, puna e palodhur dhe bukuria e saj janë kompozuar kaq bukur tek një aktore si ajo.
Përsa i përket mashkullit më të pashëm, mes konkurrentëve të renditur, ky sondazh pozicionoi në krye të listës aktorin Halil İbrahim Ceyhan.