Hande Erçel ndodhet me pushime në Mykonos, Greqi, me motrën dhe kunatin e saj. Aktorja e njohur e dhjetra roleve ka ndarë me ndjekësit në instagram disa poza në jaht ku dukej e mrekullueshme me fustanin e saj blu.
Erçel, e cila prej pak kohësh është në një lidhje dashurie me Hakan Sabancı, ka zgjedhur këtë verë pushimet familjare.
Aktorja 30-vjeçare tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe si përherë u vlerësua nga fansat për elegancën e saj.