Hande Ercel është parë duke dalë ditët e fundit duke dalë nga parukeria, tepër elegante dhe ka ndalur para gazetarëve për të treguar se gjithshka po shkonte mirë në jetën e saj dhe supriza më e bukur edhe për atë vetë këtë fundvit ishte se aktualisht ishte në diskutim për disa projekte të reja.
Erçel tregoi se herë pas here shkon në Amerikë për të marrë leksione aktrimi dhe po përgatitet të rikthehet aty para Vitit të Ri.
Në fund të intervistës ajo e përmblodhi në pak fjalë se si kishte qenë për të viti që po lëm pas. “Ishte një vit me mot të qëndrueshëm”, përdori shprehjen metaforike aktorja. Në urimin e saj për vitin 2023, ajo uroi për të gjithë: shëndet, qetësi dhe një vit të pasur me dashuri!