Hande Erçel me pushime; U përgjigjet kështu pyetjeve rreth projekteve të reja

Showbiz

Duke vazhduar pushimet me shoqërinë e saj në Bodrum, Hande Erçel është parë në Türkbükü, ku ajo ka qëndruar ditët e fundit. Pas pyetjeve mbi profesionin, imazhin dhe projektet e reja që do të marrë, Erçel u përgjigj se do të vazhdojë pushimet edhe për pak kohë.

Duke folur me gazetarët, protagonistja e serialeve “Jetë”,“Halka”, “Perla e zezë” dhe “Vajzat e diellit” të transmetuara nga Tring tha, “Jam me pushime dhe po i shijoj vërtet këto ditë. Kam qënë shumë e zënë për rreth 58 javë dhe këtë herë do pushoj rreth 1-2 muaj”.

Kur u pyet nëse ka marre oferta të tjera ajo u përgjigj se nëse do i vijnë propozime të mira do i pranojë pa hezitim. Por deri tani duket se Hande nuk ka marrë ende një propozim për këtë sezon.

Pyetjes “Cili rol të pëlqen më shume, ҫfarë lloj personazhi do doje të luaje?” Erçel i është përgjigjur kështu:

“Do të më pëlqente diҫka aksion. Më mungon roli im në serialin Halka. Do të doja diҫka të ngjashme.”

Kur u pyet për fizikun e saj, Hande tha se ishte më shumë e fokusuar tek aktiviteti fizik, por nuk i kushtontë shume vëmendje dietës ushqimore. “Mjafton të bësh ushtrime të përditshme dhe të mos hash natën” tha Erçel.

Hande ka shprehur se edhe i dashuri i saj Kerem Bürsin merret shumë me aktivitet fizik, por nuk e ka ndikuar për sa i përket sportit. Ajo tha, “Unë jam vetë tip shumë sportiv, ushtrohem sa të kem mundësi”.