Aktorja e njohur e serialit “Jetë” dhe “Perla e zezë”, Hande Ercel i ka thënë jo rrjeteve sociale duke u larguar përfundimisht prej tyre. Në një intervistë të dhënë në lidhje me këtë, Hande ka pranuar se rrjetet sociale nuk po e linin të ishte vetvetja dhe kjo gjë po kthehej në një shqetësim të madh për të.
“Prej kohësh, nuk po postoja asgjë. Rrjetet sociale nuk të lejojnë të jesh e sinqertë. Gjithnjë e më shumë, ato po na servirin një botë që nuk është reale, kjo gjë po më bezdiste prej kohësh. Preferoj më mirë të jem larg tyre.” – u shpreh ajo.
Edhe pse ka deklaruar kështu, nëse bëjmë një kontroll në instagram, Hande është aty. Ndoshta ka zgjedhur të mbyllë çdo rrjet tjetër, por jo instagramin. Gjithsesi, është apo jo në rrjete sociale, Hande Ercel vjen për ju në Tring çdo të enjte në orën 21:00 si protagoniste në serialin “Halka”.