Hande Erçel konfirmon romancën me Kaan Yıldırım/ Aktorja zbulon gjithashtu se për herë të parë do interpretojë në një film

Showbiz

Hande Erçel është gjithmonë në qendër të vëmendjes kur bëhet fjalë për jetën e saj të dashurisë. Akrorja e famshme e serialeve të shumta, ku ndër të cilët për publikun e Tring, kujtohet me interpretimet e saj në serialet “Perla e Zezë” si personazhi i Hazallit, apo ai i Selin në serialin “Vajzat e Diellit”, ka folur për herë të parë për raportin me aktorin Kan Jëlldëm, të cilin aktualisht e takojmë si protagonist në serialin“Tragjedi” transmetuar nga Kanal D Drama.

Erçel, e cila para dy muajsh ishte në një lidhje romantike që u përfol gjatë me aktorin e famshëm Kerem Bursin, ka pranuar se e ka hedhur pas krahëve të kaluarën dhe ka deklaruar  se po jeton një emocion të ri krah Jëlldëm. Ajo u shpreh se ndonjëherë është më mirë t’i dorëzohemi fatit dhe të mos e luftojmë atë, e gjithashtu duhet të mësojmë e të rritemi nga ekperiencat tona!  Ndërkohë aktorja ka përmendur edhe projektin e radhës dhe ka treguar se për herë të parë, do të interpretojë në një film.

Erçel bëri të ditur se ky projekt do t’i prezantohet publikut shtatorin e ardhshëm. Duket se ajo po jeton një periudhë të qetë ndërsa ka fshirë çdo gjurmë nga romanca e bujshme me Bursin, edhe pse ishin të shumtë ata që kishin hamendësuar se ndoshta ftohja e tyre ishte e përkohshme, por ajo ka zgjedhur të shoh përpara.