Hande Ercel dhe Murat Dalkilic prej kohësh kanë vendosur t’i japin një shans të dytë marrëdhënies së tyre. Çifti janë parë shpesh herë së bashku dhe Murat i ka qendruar pranë në disa momente tejet të vështira aktores. Megjithatë, një konfirmim apo deklaratë për lidhjen të thënë nga vetë ata, nuk e kishim deri më sot.
Së fundmi, Hande ka qenë në një event ku sigurisht nuk mund t’u shpëtonte pyetjeve rreth jetës së saj sentimentale. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë Hande vendosi të përgjigjej dhe të tregonte disa detaje më tepër. Ajo ka treguar se lajmi që ata janë rikthyer bashkë është i vërtetë, thjesht për momentin mendojnë të jenë sa më të rezervuar rreth lidhjes së tyre. Gjithsesi, e rëndësishme është që gjërat mes tyre po shkojnë më së miri.