Hande Erçel, e dyta në listën e femrave më tërheqëse në botë!

Showbiz

Hande Erçel ka zënë pozicionin e dytë në listën e IMDb për 2021 të femrave më tërheqëse në të gjithë botën të grupmoshës 28-30 vjeçare.

Edhe pse i ka munguar ekranit kohët e fundit si pasojë e mungesës së projekteve të reja, aktorja Hande Erçel të cilën e keni ndjekur në shumë seriale të Tring, “Vajzat e diellit”, “Ramo”, “Jetë” dhe “Perla e zezë” vazhdon të jetë çdo ditë e më e suksesshme dhe e njohur në të gjithë botën.

E klasifikuar si një ndër femrat më të bukura në Turqi, Hande nuk është vetëm kaq! Sipas klasifikimit të IMDb për 2021 Hande është shpallur femra e dytë më e bukur në të gjithë botën duke e lënë vendin e parë për aktoren amerikane Kate Upton.