Një serial i ri pritet të nisë xhirimet në Turqi. Titullohet “Siyah İnci” ose në shqip “Perla e zezë” dhe do të vijë për shikuesit nën kujdesin e regjisorit Erol Ozlevi. Dy protagonistët kryesorë janë dy emra shumë të njohur për publikun turk, por edhe për atë shqiptar. Bëhet fjalë për aktorin e njohur si Jigit nga seriali “Mos u dorëzo”, Tolgahan Saysman dhe Hande Ercel, protagonisten e “Jetë, Dashuria nuk do fjalë”.
Të tjerë aktorë të cilët do të interpretojnë në këtë serial janë: Nurseli Idiz, Berk Hakman, Hussein Avni Danyal dhe Olgun Şimşek. Pritet që seriali të xhirohet në Stamboll dhe Cesme.