Hande Erçel dhe Kerem Bursin e pranuan më në fund se janë bashkë

Showbiz

Hande Erçel dhe Kerem Bursin janë një nga dyshet më të komentuara të aktorëve.

Që më nisjen e serialit “Sen Çal Kapimi” (Trokit në derën time) ata të dy janë përfolur për një histori të vërtetë dashurie përtej ekranit.
Dhe në fakt aludimet nuk kanë lindur nga hiçi, sepse ka pasur gjithmonë shenja që i kanë çuar fansat e tyre drejt këtij përfundimi.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar as komentet flirtuese mes tyre, që gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e fansave të dyshes. Ndërkohë së fundmi dyshimet për romancë janë shtuar, pasi aktorët kanë publikuar foto nga i njëjti vend me pushime. Xhirimet e serialit kanë përfunduar, sepse sezoni u mbyll të shtunën e kaluar.

Kerem dhe Hande kanë publikuar video nga i njëjti vend, në të cilin duket se po kalojnë bashkë disa ditë pushime vetëm për vetëm. Ata nuk e kanë treguar këtë gjë hapur, por postimet e tyre flasin vetë. Duke qenë se dy aktorët nuk i lidh gjë me serialin për momentin, kjo duhet të jetë një konfirmim i lidhjes së tyre të dashurisë.

Kerem dhe Hande kanë vendosur që t’i japin fund aludimeve, duke i treguar të gjithëve që po përjetojnë një lidhje të bukur dashurie. Ata kanë publikuar në rrjetet sociale foto të njëri-tjetrit, Kerem në një foto të Handes shkruan: Një pamje e bukur, në një vend të bukur, me një grua të bukur.