Hande Erçel mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Elle Style’ dorë për dore me të dashurin e saj Hakan Sabancı. Aktorja e famshme e cila kujtohet me portretizimin e Selinit në serialin” Vajzat e Diellit” apo atë të Hazallit në seialin “Perla e Zezë”, në të cilin ndau sheshxhirimin me Tolgahan Sayishman, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me prezantimin e saj në ceremoninë ku dukej e mahnitshme përkrah Sabanci veshur me fustanin e zi transparent me dantellë. Në fund të ceremonisë çifti i cili fitoi çmimin ‘Bashkëpunimi i Vitit në Modë’, pozuan të lumtur para kamerave.