Duket se një lajm i ri po vjen për fansat e aktores së famshme Hande Erçel dhe të dashurit të saj biznesmen Hakan Sabancı! Rrjetet sociale duket se po përcjellin një atmosferë tejet romantike aq sa ka filluar të flitet dhe komentohet më shumë rreth një martese të mundshme të dyshes këtë verë. të fundit romantik. Postimet romantike nga të dyja palët po i shtojnë dyshimet çdo ditë e më shumë rreth finalizimit të kësaj lidhje dashurie, me matrtesë. Sabancı, i njohur si njëri prej fëmijve të një prej familjeve ndër më të pasurat në Turqi, së fundmi është vendosur shpeshherë në qendër të vëmendjes publike për romancën e tij me aktoren e famshme të serialeve, Hande Erçel. Ndonëse 33-vjeçari Hakan Sabancı dhe Erçel, 30 vjeçe janë bashkë prej rreth dy vitesh, janë cilësuar pikërisht ditët e fundit si momentet e rralla ku duket se ata po shpallin lidhjen e tyre të dashurisë në një rrugë drejt kurorëzimit me një ceremoni martesore!
Postimi i fundit i Sabanci në llogarinë e tij të instagram, ku imazhi Erçel shfaqej me një vështrim largpamës, mori mijëra pëlqime dhe komente në një kohë të shkurtër. Ajo që ra në sy ishte numri i ndjekësve të cilët kanë bërë komente të shumta që forconin spekulimet se Sabancı dhe Erçel po shkojnë drejt martesës. Megjithatë nuk ka ende një reagim apo deklaratë zyrtare prej palëve.