Barış Arduç, ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta sjellë atë përkrah aktores shumë së dashur të serialeve Hande Erçel. Dy emrat e njohur e serialeve turke kësaj here do të vijnë në rolet kryesore për një film të zhanrit romantik. Engin Erden i cili do të ulet në karrigen e regjisorit të filmit, ka raportuar se është planifikuar që filmi të shfaqet në fillim të korrikut. Detaje të tjera në lidhje me këtë projekt dhe aktorët e tjerë do të bëhen të ditura në ditët në vijim.