Protagonistja e serialit “Të fshehtat” në intervistën e saj të fundit ka folur për ecurinë e xhirimeve të projektit të ardhshëm. Ajo njoftoi se xhirimet shkojnë mirë dhe ecin me ritëm intensiv. Pyetjes nëse kishte hasur në momente të vështira gjatë xhirimeve për projektin e saj të radhës , emri i famshëm i serialeve, iu përgjigj duke u shprehur se me kalimin e viteve dhe me rritjen profesionale, aktorët mesohen të përshtaten më shpejt me realizimin e disa skenave të cilat mund të cilësohen ‘ të vështira’.
“Është e veshtirë të interpretosh në rolin e një profesionisti të një fushe të cilën nuk e njeh, në rastin tim në këtë projekt, në rolin e një mjekeje, por gjithashtu kjo është edhe pjesa sfiduese dhe më emocionuese. Sepse është një fushë e paeksploruar, më duhet të përkushtohem më tepër këtë herë”, ka shpjeguar aktorja duke iu referuar personazhit të radhës, në rolin e një mjekeje. Doğandemir u shpreh se ajo dhe ekipi, njësoj si publiku ndihen të emocionuar teksa janë në pritje të impaktit që projekti i ri do të krijoj te publiku.