Hande Doğandemir feston ditëlindjen: “Nuk kam asnjë pengesë, tani jam 36 vjeç”

Showbiz

Protagonistja e serialit “Dashuria e jetës sime”, Hande Dogandemir, pak ditë më parë ka festuar ditëlindjen me rrethin e ngushtë të miqve. Aktorja, shumë e dashur për publikun me rolin e interpretuar në këtë serial, në daljen e fundit publike tërhoqi vëmendjen me deklaratën befasuese ku u shpreh se ‘nuk ka më barriera’ dhe tregoi moshën e saj, ku zbuloi se sapo mbushi 36 vjeç. Në lidhje me jetën e saj private u shpreh në formën e një mesazhi ku kërkonte që të mos shqetësoheshin nëse ka dikë në jetën e saj apo jo. ‘Nuk kam më asnjë pengesë, tani jam 36 vjeç” tha ylli i serialeve, e cila gjithashtu nuk la pa përmendur dhuratën e veçantë të ditëlindjes, një projekt të ri! Aktorja përgjatë 6 viteve të fundit ka marrë pjesë kryesisht në projekte jetëshkurtër, dhe tani ka ndarë me fansat  lajmin e mirë ku  synon ti prezantojë publikut projektin që ata kanë pritur prej kohësh, ku ajo do të shfaqet si protagoniste e serialit. Aktoren e famshme mund ta ndiqni në rol protagonsit në serialin “Kur lind dielli” në serialin më të ri të Kanal D Drama, nga e hëna në të premte ora 17:00!