Hande Doğandemir dhe Uğur Güneş mësohet se do të ndajnë bashkë rolet kryesore në projektin e radhës.Ky projekt do të jetë një film i zhanrit romantik. Dy aktorët e njohur bëjnë pjesë në radhën e atyre që nuk preferojnë të bëjnë pushime këtë verë, por zgjedhin ta bëjnë sa më produktiv këtë sezon veror dhe të sjellin projekte të reja. Ky film i cili duket se do të sjellë një panoramë ngjarjesh dhe skenash të pasura me elemente të komedisë romantike do të nisi xhirimet në fillim të gushtit. Mësohet gjithashtu se pjesë e kastit do të jenë edhe emra të aktorëve të njohur si mjeshtrat e kinemasë turke si Hatice Aslan, Bülent Şakrak dhe Ceren Taşçı. Me fillimin e xhirimeve, fansat e dy aktorëve të famshëm presin mew emocion dhe me padurim të njihen me promon dhe skenat e para të këtij projekti të ri.
Publikun e Tring është mjaft i familjarizuar me Hande Doğandemir, pasi me aktoren është takuar së fundmi në serialin “Dashuria e jetës sime”, ku ajo ndau rolin kryesor me aktorin Serkan Çayoglu, më herët ajo kujtohet si protagoniste në serialin ” Nëna ime”, teksa interpretoi për rolin kryesor krah Kutsit, gjithashtu kujtohet si Zejnepi në serialin “Kur lind dielli”, por edhe e një nga protagonistet e serialit të paharrueshëm “Vajzat e Diellit”.