Hande Doğandemir: “Dashuria fillon nga vetja. Nuk kam frikë nga pesha ime.”

Showbiz

Aktorja Hande Dogandemir, është tjetër emër i famshëm që i shtohet listës së emrave shumë të lakuar në botën e show-biznesit që e duan trupin pa pasur asnjë kompleks edhe nëse të tjerët nuk e vlerësojnë atë si ‘perfekt’.  Të gjitha femrat në mbarë botën sado të ndryshme të jenë kanë një mendim të përbashkët: ‘Atë të kujdesit për pamjen e tyre’ Por kjo bëhet edhe më e pranishme në listen e obligimve të personazheve të njohura.   Gokçe, protagonistja e komedisë romantike “Dashuria e  jetës sime” që Kanal D e bëri pjesë të programacionit gjithonë të pasur me elitën e kinemasë turke,  kaloi pak kohë duke marrë rrezet e diellit dhe duke shijuar detin por kjo kohë nuk kaloi pa u vënë re nga gazetarët që më pas e vendosën atë në qendër të vëmendjes mediatike, e në këtë shfaqje të trupit të saj me bikini e pa filtra, më të shumta ishin komentet suportuese për lidhjen plot dashuri e pa komplekse që ajo ka me trupin e saj duke mos e modifikuar atë siç bëjnë shumë personazhe të njohur,  se sa komentet  me ngjyrime negative për mbipeshën, e cila ishte e kapshme nga syri. Aktorja iu përgjigj bindshëm  pyetjes së gazetarëve mbi raportin  e saj me peshën trupore se ajo” Nuk ka frikë “. Ajo tha se njerzit mund të gjykojnë si të duan.  Por ajo vetë nuk ka frikë nga pesha e saj dhe nuk e sheh atë si problem”.  Më herët edhe ylli i muzikës botërore me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dha të njëjtin shembull duke mos përdorur fotoshopin por origjinalitetin dhe dashurinë për trupin e saj si aksesorin kryesor të aparencës në plazh, duke na dhënë mesazhin e fuqishëm që vlerat njerëzore e më tej ato artistike për personat publik apo personazhet e famshëm nuk kontrollohen nga kilogramët por vlerat.