Sot u mbush një muaj që kur Bruna Lahe e ‘Living’ mban në krahë të voglën e saj, Hanën. Ajo ka vendosur ta përjetësojë këtë moment përmes një seti fotosh vërtet të veçantë. Bruna dhe Hana kanë bërë disa fotografi shumë të bukura duke evokuar filmin ikonë ‘Breakfast at Tiffany’. Edhe pse dorezat e famshme të Audrey Hepburn i ka veshur mami Bruna, protagonistja e vërtetë, është Hana e vogël.
E veshur me një body prej tyli të zezë dhe një fjongo të bardhë në kokë, Hana qëndron e mbështetur mbi një kosh në ngjyrat e Tiffany, ashtu si dhe pjesa tjetër e sfondit. Në foto shohim gjithë detajet e filmit, perlat e Audrey Hepburn, çadrën, çiakun e filmit dhe dyqanin e vizatuar ‘Tiffany & Co’ pas shpinës së Brunës.
Fotot janë një përrallë e vërtetë, ashtu siç kanë qenë këto ditë për mami Brunën me Hanën në krahë.