Halsey rrëfen mes lotësh për luftën me leuçeminë dhe lupusin: “Jam me fat që jam gjallë”

Showbiz

Këngëtarja dhe kantautorja Halsey deklaron se ndihet me fat që është gjallë pasi foli për luftën e saj të fshehtë shëndetësore me lupusin dhe leuçeminë. Halsey ka rrëfyer  se ka qenë duke luftuar me këto dy sëmundje në fshehtësi. Ajo ndau me fansat një video emocionale që duket se dokumenton këngëtaren duke marrë infuzione mes lotësh. “Një histori e gjatë e treguar shkurt, unë jam me fat që jam gjallë. Unë shkrova një album”, shkruante 29-vjeçarja në mbishkrimin e fotove në Instagram.

Ndërsa diagnoza e saktë nuk ishte menjëherë e qartë, ajo etiketoi në postimin e saj shoqatat ‘The Leukemia & Lymphoma Society’ dhe ‘Lupus Research Alliance’. Halsey thotë se ndihet e moshuar dhe jo vitale. Këngëtarja gjithashtu ka lançuar ditët e fundit një këngë të re, një baladë akustike të titulluar “The End”.

Në vitin 2022, Halsey publikoi në Instagram një njoftim ku tregonte se ishte diagnostikuar me sindromin i Ehlers-Danlos, sindromi i Sjogren, sindromi i aktivizimit të qelizave të mastit – i njohur si MCAS – dhe sindromi i ortostatik postural i takikardisë, i njohur si POTS, shumë prej tyre të panjohura për masën. Ylli I popit ka reaguar ndaj kritikëve që e kanë etiketuar atë gjatë betejës së saj shëndetësore si “të pashëndetshme” dhe “shumë të dobët”.

Pas disa hospitalizimeve për anafilaksi dhe konsultimeve me mjekë për të gjetur shkakun e sëmundjes kronike, ajo ka ndarë me ndjekësit dhe kritikët deklaratën se shëndeti i saj ka ndryshuar shumë që nga koha kur ishte shtatzënë dhe lindja. “Fillova të sëmurem shumë, shumë keq dhe vetëm përkeqësohesha”, ka treguar ajo. Halsey gjithashtu vuan nga endometrioza. Ajo postoi një foto në rrjetet sociale dhe shpjegoi se ishte “përsëri në pelena” gjatë procesit të rimëkëmbjes.