Halit Ergenç për zhvillimin e teknologjisë: “Përveç aktrimit, sot gjithçka është ndryshe!”

Showbiz

Halit Ergenç, i cili pak muaj më parë u bë baba për herë të tretë ka  shpërthyer në të qeshura kur u gjend përballë ngacmimit të gazetarëve nëse dëshiron të bëhet babai edhe i një fëmije të katërt.

Gjithashtu aktori ka folur për aludimet e bëra së fundmi, se ai po angazhohet me një projekt të ri, në të cilin pretendohet se ai do të mbaj rolin kryesor.   “Jemi në bisedime, asgjë nuk është e qartë. Unë jam duke vlerësuar punën.

Nuk pres thjesht një rol, e shikoj rolin dhe skenarin mes ofertave dhe vendos në përputhje me rrethanat.” Ai zbuloi arsyen që e mban pezull vendimin e tij përfundmitar.

Duke përmendur dallimin midis serialeve televizive dhe platformave dixhitale, ai u shpreh se ndryshimet fillojnë me kohëzgjatjen e xhirimeve dhe ky është një faktor kyç në marrjen e vendimit nga ana e tij. Ergenç tregoi se gjatë karrierës ka xhiruar qindra episode të përshtatura për ekran, por asnjëherë nuk ka marrë pjesë në një projekt për një plaformë dixhitale.

“Gjithçka, përveç aktrimit, është ndryshe”!, ishin fjalët e aktorit. Për Ergenç, edhe pse aktrimi është ajo që duhet të bëj në të dyja rastet, mundësia për t’u bërë pjesë e një projekti për këtë të fundit, përbën risi.