Halit Ergenç dhe Bergüzar Korel, mes prindërimit dhe aktrimit!

Showbiz

Cifti i dashur i aktorëve Halit Ergenç dhe Bergyzar Korel, të cilët shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të tretë, duke i dhuruar dy djemve të tyre një motër, kanë zbuluar se kanë firmosur një kontratë në të cilën thuhet se ata do të shkëputen përkohësisht nga puna në kohë mirë të përcaktuara. Kur njëri prej tyre të punojë, tjetri do të qëndrojë në shtëpi për tu kujdesur për fëmijët. Ata kanë treguar se edhe pse e kanë përjetuar më parë këtë emocion, gjithmonë ka diçka ndryshe. Aktori tha se për momentin nuk ka një projekt të ri konkret. Bergüzar ka thënë se ka ende edhe 7 javë nga momenti i lindjes së foshnjes, e cila është vendosur të quhet Leyla.

Çifti është përmendur gjithmonë si shembull. Ata bëjnë një jetë modeste larg ngjarjeve të bujshme duke krijuar një imazh familjeje të lumtur, nga më të adhurueshmit e showbizit turk.