Jordyn Woods dhe Kylie Jenner ishin një nga miqësitë që e gjithë bota i xhelozonte, për shkak të kimisë së tyre me njëra-tjetrën.Pas skandalit të tradhëtisë midis Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian, duket se fundi i erdhi dhe miqësisë.Kylie e detyroi që të merrte rrobat dhe të ikte nga shtëpia, por modelja nuk ishte shprehur kurrë më parë për gjithçka ndodhi me shoqen e saj, përveç se së fundmi në një intervistë për “New York Times”.Në të ajo foli edhe për diçka që bëri bujë në të gjithë rrjetin.
Produktet e kozmetikës për të cilat bashkëpunuan dy ish-shoqet e ngushta, linja e të cilave quhet “Jordy Lip Kit”, patën një ulje drastike të çmimeve, nga 27$ në 12$.Shumë persona ndanin mendimin se ajo uli çmimet si shenjë hakmarrjeje ndaj Jordyn.Mirëpo gjatë intervistës për bukuroshja e cila është nënë e një vogëlusheje të quajtur Stormi, ka deklaruar se asgjë nuk është e vërtetë nga ato që thuhen lart e poshtë: “Nuk është në karakterin tim.Nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë dhe kur e pashë që çmimet ishin ulur, u befasova!”Rikujtojmë se pas skandalit, dy ish-mikeshat e ngushta kanë pasur shumë pak komunikim me njëra-tjetrën, ka raportuar një burim për “People”.