Hailey flet për herë të parë pas fejesës me Justin!

Showbiz

justin hai shpi
Fejesa e papritur e këngëtarit Justin Bieber me modelen Hailey Baldwin i surprizoi të gjithë. Mirëpo jo të paktë ishin ata që e kritikuan këtë vendim të Justin, duke qenë se mendonin se partnerja ideale për të është Selena Gomez.Por si kanë ndikuar këto kritika tek Baldwin? Modelja ka folur për herë të parë për “Stellar Magazine”, ku ka rrëfyer se kritikat janë të pashmangshme, por ajo është përqendruar vetëm tek e ardhmja e saj me Justin.

hbz justin beiber hailey baldwin embed splash 1530550811

“Jam shumë e emocionuar. Kam mësuar të jap më të mirën time dhe të injoroj negativitetin, vetëm kështu mund ta shijoj këtë periudhë të jetës time. Gjithsesi komente të tilla nuk është se kanë patur ndikim tek unë.”- është shprehur ajo.Ndërkohë fansat e dyshes së njohur po presin dasmën e tyre, pavarësisht se ende nuk ka një datë zyrtare. Aktualisht ata po shijojnë dashurinë e tyre dhe shfaqen mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit pavarësisht fjalëve të botës.