Ylli i pasarelave, Hailey Bieber pranon se nuk është më “e afërt” me familjen e saj të famshme. Modelja, e cila është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin, këngëtarin Justin Bieber, në një intervistë të fundit ka shpjeguar se po ecën përpara dhe është fokusuar në krijimin e familjes së re.
Ajo pohoi se nuk e kthen shpesh kokën pas në të shkuarën dhe pjestarët e familjes në të cilën u rrit, babanë e saj, Stephen Baldwin, motrën, Alaia Baldwin dhe xhaxhain Alec Baldwin. Kjo në fakt duket edhe te fakti se modelja edhe pse vjen nga një familje e famshme, e ndryshoi pa hezitim mbiemrin e saj nga Baldwin në Bieber. Hailey pohoi se kishte pasur një fëmijëri mjaft normale, por tani kishte ardhur koha që ajo të shikonte para dhe të fokusohej te familja e saj e re.
“Unë nuk jam shumë e afërt me familjen time në këtë pikë të jetës, sepse tani ndihem shumë e pavarur. Kam indentitetin tim dhe kam ndërtuar familjen time. Gjithsesi, kur shikoj prapa në fëmijërinë time dhe se si jam rritur, kam kujtime shumë të bukura”, është shprehur 27-vjeçarja për revistën ‘W’.