Kur të gjithë presin që çifti më i ri i martuar Justin dhe Hailey Bieber të bëhen me fëmijë, ata na surprizuan me një qenush të bukur. Justin e prezantoi Oscari-n me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. “Njihuni me djalin tonë qenush. Emri i tij është Oscar” -shkruante Justin Bieber, ndërkohë që modelja e quante si dhurata e krishtlindjeve.
Deri këtu panorama duket e bukur, deri ditën e djeshme kur pikërisht qenushi i famshëm është bërë “shkas” që fansat t’i kundërvihen modeles. Hailey postoi një video në profilin e saj në Instagram teksa shkundëte qenushin e saj, dhe si për t’i paraprirë komenteve të ndjekësve të saj ajo e shoqëronte videon me fjalët: Mos u shqetësoni, ai e dashuron këtë gjë.
Por fansat nuk i frenoi as kjo fjali për t’iu vërsulur me komente dhe akuza duke pretenduar se ajo ishte duke i shkaktuar dhimbje qenit. Një fans iu përgjërua: “Mos e bëni këtë me qenin tuaj, nuk mendoj se ai e pëlqen atë”. Një tjetër komentoi: “Qeni nuk është një lodër, Hailey.” Ndërsa një tjetër shtoi: “Ju lutemi të ndaloni abuzimin me qenin tuaj!” Ndërsa dikush tjetër tha: “Si e dini se qenit i pëlqen kjo gjë? Të tronditet si një kukull? “I shkreti qen, mizori!”