Aktorja Hafsanur Sancaktutan, emri i së cilës është përmendur së fundmi për romancën me basketbollistin Mahir Ağva, është pyetur vërtetësinë e lajmeve që po qarkullojnë ditët e fundit për ata të dy. Mirëpo aktorja e njohur, i ka mohuar këta zëra duke u shprehur se në jetën e saj nuk është askush. Kjo përgjigje e aktores ka ngjallur konfuzion tek publiku i cili besonte se shkëndijat e një dashurie të re kishin lindur në zemrën e aktores.
Kur gazetari këmbënguli për të kuptuar më tepër , ajo me humor shtoi: “E njoh mirë veten time dhe e si se çfarë po them”!
Sancaktutan foli gjithashtu edhe për planet e pfrojekteve të reja përgjatë sezonit të verës dhe kujtoi se bashkëpunimi me Kerem Bürsin në projektin e fundit në të cilin mori pjesë ishte mbreslënës dhe tepër i këndshëm.