Ajo është pa diskutim një nga personazhet më të njohura e të diskutuara të showbiz-it shqiptar, mirëpo në vitin 2015 emiri i Rezarta Shkurtës ishte më i lakuar se kurrë më parë. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi bukuroshja nga Durrësi ishte gruaja e Ermal Hoxhës, nipit të diktatorit Enver Hoxha arrestuar si pjesë e një grupi të fuqishëm narkotrafiku.
Rezarta Shkurta në një nga intervistat e fundit rrëfeu një nga periudhat më të errëta të jetës së saj, në të cilën iu rrezikua dhe biznesi, por ja që ndodhi çudia dhe fitimet iu dhjetëfishuan.
“Unë kisha vetëm katër muaj biznes në momentin që ndodhi problemi im familjar që tashmë dihet, dhe përveç se sigurisht sulmuan tim shoq me të drejtë, më sulmuan dhe mua. Faktikisht ka qenë e padrejtë sepse njeriu mund të mbajë përgjegjësinë për veprimet e veta dhe unë isha një nënë e re asokohe që kisha hapur një biznes dhe kisha vetëm katër muaj biznes.
Filluan “Rezarta pastrim parash me Hera Company”, që edhe nëse do të bëhej pastrim parash nuk kishte ngelur tek një studio fotografike. Së dyti ne kishim realizuar një foto, ishte një fëmijë i vogël me një llullë. Faktikisht nuk ishte një ide origjinale, ne e kishim marrë nga një fotograf i famshëm francez. Gazeta: Rezarta jep shembull të keq për fëmijët dmth reklamon duhanin. Kjo në atë hark kohor kur ishin dhe gjithë ato lajmet e tjera. U bë aq e madhe, unë e përjetova keq sa mendova, tani u mbyll Hera Company. Isha e sigurt që Hera Company falimentoi. Ai muaj është mbyllur shumëfish fitim. Seriozisht, her dhjetë fitim, kur unë mendova se falimentova, me sinqeritetin më të madh. Mësimi që nxorra ishte nuk ka reklamë të keqe apo të mirë, mjafton të përmendesh,”- u shpreh ajo.