Habit moderatorja me deklaratën e saj: ‘Mund të kalojë një tren midis këmbëve të tua’!

Showbiz

alessiaaa

Alesia Marcuzzi është një moderatore shumë e suksesshme në Itali, por për shkak të emisioneve që ka drejtuar fama dhe suksesi i saj ndiqet hap pas hapi edhe nga shqiptarët. “Ishulli i të famshmëve” do të jetë projekti më i ri televiziv i besuar nën moderimin e saj. Por pavarëisht gjithë fansave, ndjekësve, komplimentave dhe mbështetësve të saj moderatorja ka vendosur të ndajë më të gjithë një frazë që i ka lënë një shije të çuditshme dhe nuk do të heshtë më për këtë:

Duke publikuar një video teksa ecën në korridoret e studiove dhe ku këmbët e saj të gjata të bien në sy menjëherë, Alessia ka thënë këto fjalë: “Marcu, mund të kalojë një tren mes këmbëve të tua’. “Kjo ishte një nga frazat më të lezetshme që më thoshin në vitet e shkollës. Kishin të drejtë, e di! Me kohën kam mësuar që nëse e pranon një defekt me lehtësi, mund ta shndërrosh në pikë të fortë… Ose në diçka unike që e ke vetëm ti. Kështu që këmbët e mia janë me të vërtetë shumë të shtrembra dhe s’dua të thuhet e kundërta”, -shkruan Marcuzzi e cila numëron 3.9 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram dhe është një ndër prezantueset ikonë të televizionit italian.