Meryem Uzerli është prej kohësh një nënë beqare ndaj sa herë që ajo shihet në shoqërinë e një mashkulli, menjëherë nisin hamendësimet se mund të jetë në një lidhje dashurie. Së fundmi, aktorja e njohur është parë në shoqërinë e fotografit gjerman Luey Nohur. Ai është munduar të fshehë fytyrën e tij por paparacët kanë kapur momentin e duhur.
Në lidhje me marrëdhenien e tyre, Uzerli është shprehur:
“Nuk ka dashuri mes nesh, jemi thjeshtë miq. U habitëm shumë kur pamë kamerat, madje për të është diçka e pazakontë pasi është mësuar të qendrojë gjithonë pas kamerave” – është shprehur Meryem.
“Do më pëlqente të gjeja dikë e të martohesha por ndoshta do të ndodhi kur të jem 50 vjeç” – përmbylli aktorja duke lënë të nënkuptohej se ende e ka zemrën e hapur.