Habit këngëtarja shqiptare: Ndihem viktimë e bullizmit!

Showbiz

singer

Ajo është një prej këngëtareve më të talentuara në Shqipëri dhe po flasim për Orgesa Zaimin. Me muzikën e saj ka vendosur të përcjellë mesazhe të rëndësishme duke organizuar edhe koncerte sensibilizuese.Por sot ajo ka rrëfyer se është ndjerë e bullizuar nga artistët e tjerë në lidhje me këto kauza që ajo ngre.

orgesa 4

“Ndjehem edhe e bullizuar nga artistët e tjerë, sepse një prej tyre përshembull më tha: Ja kjo Nënë Tereza e Skraparit, dhe është histori e vërtetë kjo që po them.” Por këngëtarja ka treguar se ndjesia që merr në fund të çdo nisme nuk krahasohet me negativizmin që sjell kjo shoqëri kaq e vogël e as me fjalët dhe thashethemet. Orgesa do të vazhdojë kauzat e saj humanitare dhe koncerti i radhës sensibilizues do të jetë për luftën kundër kancerit të gjirit me 28 Tetor në sheshin “Skëndërbej”.