Sot janë një cifteve më të dashururuar të botës së showbizit, por kantautori dhe aktori i famshëm amerikan ka bërë një rrëfim befasues në autobiografinë e titulluar: “Hindsight & All the Things I Can’t See in Front of Me“. Kur ishte në fillesat e lidhjes me Jessica Biel, Justin Timberlake takohej dhe me femra të tjera.
Artisti 37 vjecar kishte qenë i lidhur për disa vjet me aktoren Cameron Diaz dhe sic shpjegon ai, nuk ka dashur të implikohej menjëherë në marrëdhënien e re nga frika se mos mbetej i lënduar si më parë nga dashuria. Për këtë arsye, ka zgjedhur të dilte dhe më vajza të tjera ndërkohë që ishte me Jessica-n, dhe ajo e paska pranuar një gjë të tillë! Madje, sic tregon Justin, Jessica gjithashtu takonte persona të tjerë.
U përpoqëm të ruanim distancën në pikëpamjen emocionale, në mënyrë që të mos lëndoheshim asnjeri thotë ai. Por gjërat shkuan mirë mes tyre dhe në fund arritën të krijonin një marrëdhenie të bukur e të qëndrueshme. Justin dhe Jessica kanë një djalë tre vjec, të quajtur Silas.