Habit Gökçe Bahadır: “Pas dasmës shkova në sheshxhirim”

Showbiz

Gökçe Bahadır, e cila u martua me muzikantin Emir Ersoy gati një muaj më parë, në intervistën e fundit ka treguar se gjithçka po shkonte shumë mirë në jetën e saj të re. “Edhe pse u përgatitëm me nxitim, ishte një dasmë përtej ëndrrave të mia”, e përkufizoi aktorja muajin e parë të martesës.

Ajo theksoi se nuk kishte asnjë ndryshim në jetën e saj para dhe pas martese: “Nuk ishte as një muaj i ëmbël, ashtu siç e quajnë. Gjithçka është e njëjtë. Pas ceremonisë së martesës, gjithçka vazhdon të jetë njësoj. Madje të nesërmen, pas dasme, shkova në xhirime”, tregoi në rrëfimin e pazakontë Gökçe Bahadır.

Gjatë intervistës, aktorja e famshme, u ndal gjithashtu edhe te një tjetër temë tepër e diskutuar së fundmi.

Për shkak se dy seriale të transmetuara në platformë dixhitale janë përfolur shumë, gjatë këtyre ditëve, njëri ai me vetë Bahadır protagoniste, ndërsa tjetri me aktoren Hazal Kaya, për shkak se morën më shumë kritika se sa lavdërime, aktorja e ka mbështetur kolegen e saj. “Mua më pëlqeu shumë! Ne jemi njerëz publik dhe i bëjmë gjërat para syve të publikut. Kritika do të ketë gjithmonë por duhen bërë në mënyrë korrekte! Askush nuk mund të pëlqejë apo lavdërojë gjithçka dhe aktorët janë të përgatitur për këtë”.

Ylli i serialit “Qyeti i Humbur” përfundoi duke theksuar se nuk ndikohet as nga komentet shumë të mira dhe as nga ato shumë negative.