Bitcoin, Ripple dhe tani Akoin. Duket se atë që mund ta bëjë njeriu nuk mund ta bëjnë qeveritë apo fushatat e bamirësisë.Producenti që numëron disa disqe të shitura platini, Akon, ka zbuluar projektin e tij ambicioz në Kanë ku ka folur në një panel të titulluar Branding Africa për sipërmarrjen dhe Fuqizimin e së ardhmes. Në Festivalin Kombëtar të Kreativitetit në Kanë, ai i tregoi audiencës se monedha kriptonike AKoin mund të ishte ‘shpëtimi i Afrikës në shumë mënyra’ për shkak të sigurisë që ofron.Ajo do të ishte e bazuar në një aplikacion në telefon, që ai thotë se u lejon qytetarëve të Qytetit Akon Crypto ta përdorin atë në mënyra që ata të mund të avancojnë vetë dhe jo të lejojnë qeveritë t’i bëjnë këto gjëra që po i pengojnë.
Website zyrtar AKoin thotë se këngëtari do që aplikacioni të jetë ‘në çdo telefon‘ nga tani deri në dhjetor ndërkohë që vetë Akona thotë se po planifikon të ndërtojë një ‚qytet kriptik‘ në Senegal të cilin ai e quan ‘Wakanda e jetës reale‘.Në Ëebsite thueht gjithashtu se Akon i janë dhuruar 2000 akra tokë nga Presidenti i Senegalit për të ndërtur qytetin të cilit ai do t’i vërë emrin e tij. Si tek Wakanda në filmin Black Panther, Akon premton se qyteti i tij do të jetë një ‘mjedis futurist‘. Nën ‘ekosistemin AKoin’, konsumatorët do të mund ta blejnë, mbajnë dhe shesin monedhën monedhën virtuale drejtpërdrejt nga smartfonët e tyre.