Gupse Ozay nis pushimet pa Baris Arduc, çfarë po ndodh mes tyre?

Showbiz

Ndërkohë që Baris Arduc ndodhet në Stamboll për shkak të xhirimeve të serialit të tij më të fundit “Kuzgun”, e dashura e tij Gupse Ozay nuk i ka kursyer vetes disa ditë pushime. Ajo ka udhëtuar drejt Datcas, një vend i bukur bregdetar në Turqi. Në fakt sezoni nuk ka nisur akoma dhe Gupse ka qenë e vetmja kliente në hotel. Ajo madje ka ndarë një foto me stafin ku ishte dhe pa make up, diçka që e kanë theksuar në shtypin roze. Kështu aktorja e ka çelur që tani sezonin e veres. Ajo po shijon këtë mot të fresket ndërsa Baris ka ende punë për të bërë!