Aktorja shumë e qeshur Gupse Ozay është zgjedhur se fundmi si imazh i një mobilerie. Por e dashura e yllit të «Dashuri me Qira», Baris Arduc, ka gjetur rastin të ndalet më shumë në një mbështetje publike ndaj figurës së gruas në spotet publicitare. Sipas saj një grua vihet gjithmonë pas një burri. Roli kryesor i jepet gjinisë mashkullore. Një grua do jetë përgjithesisht si gruaja e dikujt, motra e dikujt, nëna e dikujt dhe jo thjeshtë një grua. “Më shume kemi fituar pavarësi në spotet për produktet e bukurisë, por shumë mirë mund të jemi në rol protagonist edhe në spotet për mobilje apo makina” ka thënë Gupse Ozay.