Gupse Ozay feston ditëlindjen – Ku është urimi i Baris Arduc?

Showbiz

vchjjgfd

Gupse Ozay është një aktore shumë e njohur dhe e dashur në Turqi, edhe pse në vendin tonë ajo njihet më së shumti si  e dashura e Baris Arduc, aktorit të njohur të “Dashuri me Qira”. Ozay ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e saj. Aktorja e cila, është me pushime në bregdetin e Turqisë, mbushi 33vjeç. Ajo ka ndarë disa foto në rrjetin social instagram.

“Ju faleminderit të gjithë ju që festuat sot me mua” – shkruan Gupse.

Edhe pse të gjithë presin urimin i të dashurit të saj Baris Arduc, të paktën në mënyrë publike, Baris nuk është shprehur fare.

Aktorja e serialit turk ‘Deliha’ ka lindur në vitin 1984, ndërsa aktori i ‘Dashuri me Qira’ në vitin 1987. Çifti ka tre vite diferencë me njëri tjetrit, por për Baris mesa duket nuk është problem se Gupse është tre vite më e madhe.

 

A post shared by Gupse Ozay (@gupseo) on Jul 31, 2017 at 3:55am PDT