Ndonëse vetëm 4 vjeç dhe në padijeni të plotë për ekzistencën e këtij grupi terrorist, Princi George kërcënohet me jetë nga ISIS. Që prej këtyre deklaratave të lëshuara pak kohë më parë, princi i vogël është nën mbikëqyrje të rreptë dhe nën masa të forta sigurie kudo që ai shkon! Në shkollën e tij, St. Thomas’s Battersea janë shtuar forcat speciale dhe gjatë kohës kur vogëlushi shoqërohet nga gjyshja e tij Carole Middleton , ndiqet nga truproja të maskuar si civil.
Dy javë më parë, një mbështetës i grupit të Shtetit Islamik doli përpara gjyqit në Londër, i akuzuar për inskenismin e sulmit ndaj princit katër vjeçar. Prokurorët thanë se Husnain Rashid, një 32 vjeçar kishte planifikuar disa skema, përmes të cilat targetonte Princin George, njëra prej tyre ishte “injektimi i toksinave në akulloret e supermarketeve me synim që Prince George të helmohej . ” Rashid pranoi gjithashtu të ishte përfshirë në një sërë krimesh, duke përfshirë nxitjen e terrorizmit, sipas CNN.