Pas shpërbërjes së grupit të njohur “One Direction” të gjithë fansat kanë dashur një ribashkim të tyre. Pavarësisht se një pjesë e madhe i kishin humbur shpresat, duket se ka end ende dritë në fund të tunelit. Së fundmi në rrjet po përflitet për një ribashkim të mundshëm të grupit dhe e gjitha falë këngëtarit Niall Horan. Në fillim të kësaj jave një fans publikoi një foto të Niall dhe Shawn Mendes dhe pyeti nëse do të bashkëpunonin ndonjëherë bashkë. Niall u përgjigj se ata do të përpiqen.
Më pas edhe Liam Payne kërkoi që t’i bashkohej bashkëpunimit të tyre. “Cosmopolitan” shkruan se pritet dhe një përgjigje nga dy ish-anëtarët e tjerë të “One Direction”, Louis Tomlinson dhe Harry Styles. Fansat janë vënë në lëvizje për të “detyruar” dy djemtë të thonë diçka në rrjete sociale.Ndërsa për Zayn të gjithë i kanë humbur shpresat, duke qenë se ai është shprehur hapur se nuk do të kthehet më kurrë me grupin muzikor.