Lorik Cana prej vitesh është i martuar me bukuroshen italiane Monika, me të cilën ka dhe një djalë. Loriku, ish kapiteni i kombëtares së futbollit dhe imazhi i Tring, është gjithmonë shumë hermetik për sa i përket jetës së tij private dhe kjo gjë i bën akoma më kurioz adhuruesit apo ndjekësit e tij për këto momente.
Postimi i fundit i saj është një foto e tyre duke u puthur. Të dy para pasqyrës, ata kanë shkëmbyer një puthje dhe Monika ka vendosur t’i bënte një foto këtij momenti dhe ta publikonte në Instastoryn e saj.