Gruaja e Kobe Bryant po përpiqet të jetë sa më e fortë për vajzat e saj

Showbiz

Aksidenti ajror që i mori jetën legjendës së basketbollit Kobe Bryant, vajzës së tij 13-vjeçare Gianna dhe 7 miqve të tyre, padyshim ka qenë një nga ngjarjet që ka tronditur publikun në të gjithë botën.

Vanessa Bryant, partnerja e sportistit të ndjerë, ende nuk ka folur publikisht për humbjen e madhe që ka pësuar familja e saj, megjitahtë burime pranë 37-vjecares tregojnë se ajo ende është në proçesin e përballjes me tragjedinë e ndodhur.

Për revistën “People” këto burime thanë: “Është një kohë ekstremisht e vështirë për të dhe të gjithë familjen.” Sipas tyre Vanessa, e cila ishte e martuar me Kobe prej 18 vitesh, e mban veten me vështirësi dhe nuk mund të mbarojë një fjali të plotë pa lot në sy. Megjithatë ata folën dhe për forcën e saj: “Por ajo po punon shumë që të jetë e fortë për vajzat e saj. Asaj i duhet të jetë e forta e familjes tani. Sigurisht që asnjëherë nuk mund të jesh e pregatiitur për diçka të tillë, e pavarësisht uljeve e ngritjeve të tyre, Vanessa dhe Kobe ishin shpirtëra binjakë. Ajo e mendonte atë si partnerin e jetës.”