Vetëm pak ditë më parë çift i njohur turk, Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan i dhanë fund martesës së tyre. Dyshja e kinematografisë turke nënshkruan dokumentet e divorcit në një gjykatë në Stamboll dhe mjaftuan vetëm 15 minuta që ata të nisnin një kapitull të ri. Direkt pas ndarjes mediat turke shkruanin se ata ishin ndarë në mënyrë paqësore, pasi Fezya nuk kishte ndryshuar ende mbiemrin e saj në rrjetet sociale dhe gjithashtu mbante ende në profilet e saj zyrtare foto ku shfaqej së bashku me të. Por së fundmi situata e dyshes ka ndryshuar dhe me sa duket ata nuk janë ndarë aspak mirë. Feyza ka ndryshuar mbiemrin e saj në Instagram dhe ka bllokuar komentet në foton e fundit ku shfaqej me aktorin.