Grimierja shqiptare, pjesë e revistës prestigjioze amerikane!

Showbiz

lili
Grimierja e njohur shqiptare Lili Ismaili prej disa kohësh është zhvendosur në SHBA për të vazhduar karrierën e saj. Pavarësisht se larg vendit të saj, një pjesë e madhe e vajzave shqiptare kurohen nga duart e Lilit. Duke përdorur teknikat dhe produktet më të mira të ‘make up’-it, grimierja ka arritur të renditet ndër më të mirat jo vetëm në Shqipëri, por tashmë edhe jashtë kufijve.

glamour

Madje puna e saj ka tërhequr edhe vëmendjen e revistës prestigjioze “Glamour”. Nëpërmjet rrjetit social ‘Instagram’ kjo revistë ka spikatur talentin e Lili Ismailit dhe I ka kërkuar asaj një bashkëpunim. Për më tepër stafi i revistës shprehet se për ta do të ishte një kënaqësi e madhe nëse ajo do të pranonte të punonte për ta. Sigurisht që Lili nuk mund t’I rezistonte një oferte të tillë dhe për këtë ka shkruar: “së shpejti”.