Grimieri i njohur shqiptar nga Kosova, Arbër Bytyqi, është transformuar në femër duke përdorur grimin. Dhe në fakt transformimi është i dukshëm dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë.
Rezultatin ai e ka bërë të ditur nëpërmjet fotove dhe videove publikuar në rrjetet sociale.
Në videon të cilën e ka publikuar në “TikTok”, grimeri shfaqet me një grim me nuancat e ngjyrës vjollcë si dhe me një paruke po ashtu ngjyrë vjollcë.
“Arba është kthyer”, ka shkruar Arbër Bytyqi krahas videos.
Ai gjithashtu ka publikuar fotot e transformimit edhe në Instagram.
“Unë mund t’i bëj të dyja, zotëri Arbërin dhe zonjushën Arba”, shkruan grimieri i cili rregullon shumë emra të njohur nga shoubizi shqiptar.